Zyra e Mediave të Qeverisë në Gaza ka paralajmëruar për pasoja katastrofike nga vendimi i Izraelit për të mbyllur të gjitha kalimet kufitare, duke përkeqësuar sigurinë ushqimore dhe shërbimet shëndetësore.
Sipas deklaratës, 85% e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh ka humbur qasjen në ushqime bazë dhe mbi 90% nuk ka ujë të pastër, pasi Izraeli ka shkatërruar 719 puse uji.
Gjithashtu, 34 spitale dhe 80 qendra shëndetësore janë jashtë funksionit, ndërsa ndalimi i furnizimeve mjekësore dhe hyrja e kirurgëve të specializuar ka përkeqësuar situatën. Shkatërrimi i rrjeteve të ujërave të zeza ka rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.
Zyra u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave humanitare të ushtrojnë presion për hapjen e kufijve dhe lejimin e ndihmës urgjente. /mesazhi