Maqedonia sot voton. Zgjedhjet e gjashta lokale mbahen në këto momente deri ora 19:00 kur priten të mbyllen të gjitha vendvotimet në Maqedoni.
Dje kanë votuar personat e palëvizshëm, ata që janë të shtruar në spital dhe të burgosurit.
Të drejtën e votimit mund ta ushtrojnë gjithsej 1.814.644 qytetarë, në 3.480 vendvotime.
Qytetarët kanë mundësi të votojnë për 80 kryetarë komunash dhe për Bashkinë e Shkupit.
Gjithësejt 260 kandidatë janë në garë për t’u ulur në karrigen e kryetarit të komunës, kurse 6.627 kandidatë janë duke garuar për këshillat komunale.
Zgjedhjet i ndjekin 5011 vëzhgues lokal dhe 373 nga institucionet e jashtme.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të pres raporte të detajuara nga Këshillet Komunale të Zgjedhjeve për të nisur informacione rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve.