Tetë gushti shënoi ditën e fundit e Lojërave Olimipike. Një ceremoni e jashtëzakonshme u mbajt në Tokio, aty ku për 16 ditë, sportistë nga e gjithë bota garuan në 33 disiplina. Në përfundim, Shtetet e Bashkuara arritën të mblidhnin më shumë medalje, duke lënë pas Kinën dhe Japoninë.
Në skenë dolën sportistë nga të gjitha kontinentet, ndërsa lojërat i shpalli të përfunduara presidentit i Komitetit Olimpik Thomas Bach me mesazhe për paqe e solidaritet.
Veçanti e këtyre lojërave, ishte mungesa e shikuesve në impiantet sportive. Për shkak të pandemisë, sportistët detyroheshin që 48 orë pas përfundimit të garave të tyre të largohen nga vendi.
Ndër shtetet që korrën sukses, nisur edhe nga numri i banorëve ishin edhe Kosova, Xhamajka e Ishujt Bahamas.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë, flamuri olimpik u dorëzua tek përfaqësuesit francezë.
Parisi do të jetë vendi pritës i Lojërave Olimpike 2024, ku të gjithë shpresojnë që garat të jenë të hapura për tifozët.
Menjëherë nga Parisi u treguan pamje sensacionale me shumë sportistë dhe shikues të mbledhur para Kullës Eiffel si dhe mesazhi i presidentit Macron. Avionë parakalonin mbi shikues dhe me tymin e tyre simbolizuan flamurin francez. /euronews