‘Mbylle njërin SY për shumë gjëra në JETË.’

E dëgjova këtë nga një njeri i URTË dhe i MOSHUAR, që kishte kaluar nëpër stuhi e sfida të panumërta.

Fjalët e tij më mësuan një të vërtetë të thjeshtë, por të fuqishme: mos e shpërdoro energjinë tënde të çmuar për çdo gjë që has në rrugëtimin e jetës.

Jo gjithçka e meriton VËMENDJEN dhe SHQETËSIMIN tënd.

Zgjidh me kujdes ku ta përqendrosh fokusin. Gjërat e vogla, të parëndësishme, apo ato që të irritojnë, por në fund të ditës nuk kanë asnjë peshë, duhet t’i lësh pas dore.

Mbylle njërin sy dhe ec përpara.

Bota është një vend i ndërlikuar, i mbushur me padrejtësi, që mund të fillojnë brenda familjes, vazhdojnë në shoqëri apo në punë. Por mos harro:

Nuk je këtu për të korrigjuar çdo padrejtësi, për të rregulluar çdo gabim.

Nëse përpiqesh ta bësh këtë, do të harxhosh pa masë kohën dhe qetësinë tënde shpirtërore.

Ruaje paqen tënde të brendshme duke zgjedhur betejat e tua me mençuri.

Hape zemrën për gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Dashuria, mirënjohja, mirëkuptimi dhe momentet e vogla të bukura që të ofron jeta meritojnë gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënd.

Le ta bëjmë së bashku këtë:

Të injorojmë të voglat dhe të parëndësishmet, që të përqendrohemi te ajo që ka vlerë dhe kuptim për një jetë më të mirë dhe një botë më progresive për të gjithë ne.

Vehbi Zeqiri