“Mburoja e Eufratit”, Turqia përmbyll operacionin ne kufi me Sirine

Turqia njoftoi se operacioni “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë është përmbyllur me sukses.

Njoftimi u bë pas një mbledhjeje në  Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që u kryesua nga vetë presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Operacioni i ushtrisë turke në veri të Sirisë, në mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane, në luftën kundër terroristëve të ISIS-it, kishte si qëllim pastrimin e kufirit turk nga terroristët.

Mediat turke raportojnë se në shtatë muajt e operacionit, Ushtria turke ka humbur 71 ushtarë në tokën siriane. Nuk është ende e qartë nëse Ushtria turke do të tërhiqet plotësisht nga veriu i Sirisë apo prezenca do të vijojë.