“Mburoja e Eufratit”, në veri të Sirisë vriten 18 terroristë

Në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, në veri të Sirisë, në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 18 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i ushtrisë turke konfirmoi në kushte anonime se gjatë operacioneve janë plagosur 37 pjesëtarë të DEASH-it.

Përveç kësaj, 150 baza janë goditur me obus, raketa hedhës me shumë tyta, minahedhës dha tanke, konfirmon burimi.

Forca ajrore turke gjithashtu kanë goditur katër baza të DEASH-it, duke përfshirë një depo armësh, një ndërtesë e grupit terroriste dhe strehimore në qytetet Al-Bab dhe Bzagah.

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me fokus ndaj DEASH-it, si dhe për forcimin e sigurisë në zonën kufitare siriano-turke.

Operacioni zbatohet nga forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, dhe mbështeten nga forcat turke.