Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbrojtja nga vaksina COVID zbehet brenda 6 muajsh, thonë studiuesit në Mbretërinë...

Mbrojtja nga vaksina COVID zbehet brenda 6 muajsh, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar

Tim Spector

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar arritën në përfundimin se mbrojtja e fituar nga një dozë e dyfishtë e vaksinës fillon të zbehet brenda gjashtë muajve.

Efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNTech në parandalimin e infeksionit COVID-19, në muajin e parë pas marrjes së dozës së dytë ra nga 88 për qind në 74 për qind, sipas analizës së të dhënave të mbledhura në studim.

Për injektimin e Oxford/AstraZeneca, efektiviteti ra nga 77 përqind në 67 përqind pas katër deri në pesë muaj.
Studimi u bazua në të dhënat nga më shumë se 1.2 milionë teste. Analiza e mëparshme kishte sugjeruar se vaksinat siguronin mbrojtje për të paktën gjashtë muaj.

Tim Spector, hetuesi kryesor për studimin “Zoe COVID” paralajmëroi se mbrojtja mund të bjerë nën 50 përqind për të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor deri në dimër.

Studimi i fundit ndjek planet e shpallura të qeverisë britanike për një fushatë nxitëse të vaksinave COVID-19, pasi këshilltarët e shëndetit publik thanë se mund të jetë e nevojshme të jepen injeksione të treta për të moshuarit.

Të martën rregullatori shëndetësor francez, rekomandoi dhënien e injeksioneve përforcuese për njerëzit mbi moshën 65-vjeç dhe ata me probleme shëndetësore.

Më shumë vende evropiane përfshirë Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Hungarinë gjithashtu kanë zbuluar planet për të ofruar injektimin e tretë.

Të tjerët presin deri në fund të gushtit, ose derisa të kenë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të vendosur. /euronews

Exit mobile version