“Mbrojtësi i Srebrenicës”, Naser Oric u shpall sot i pafajshëm nga gjykata e Sarajevës me akuzat për krime lufte kundër serbëve ndërsa mbronte enklavën myslimane gjatë luftës së 1992-95.
Tashmë në moshën 50 vjeçe, ai dëgjoi gjyqtarin Saban Maksumic duke e deklaruar të pafajshëm për vrasjen e tre të burgosurve serbë në rrethinat e Srebenicës. Pafajësia u dha gjithashtu për Sabahudin Muhic, 49 vjeç, vëllai i tij i armëve gjatë konfliktit ndëretnik.
Ky verdikt ishte i shumë pritur për arsye kontradiktore nga boshnjiakët myslimanë si nga ana e serbëve.
Për të parët, Oric është “heroi” i mbrojtjes së enklavës së Bosnjies Lindore, që bëri rezistencë bllokadës së vendosur nga ana e forcave serbe deri në rrëzimin e saj në korrikun e 1995.