Mbrojtësi i Shkëndijës ka një mesazh për Milanin

Ardian Cuculi nuk ka frikë nga Milan.

Mbrojtësi i Shkëndijës, Ardian Cuculi nuk ka frikë nga Milan para duelit të tyre në play-off për kualifikim në Europa League.

Ai ka thënë se Shkëndija do të mundohet të zhvillojë lojën e saj dhe të japë më të mirën në duelin e parë ndaj Rossonerëve në San Siro.

“Fati deshi që shorti të na hedh ndaj Milanit një ekip që nuk do shumë fjalë. Kemi ardhur këtu që të prezantojmë vlerat tona dhe të japim më të mirën. Nuk kemi çfarë të humbasim, thjesht duam të bëjmë lojën tonë”, deklaroi ai.

“Milani tani pretendohet dhe mund të jetë favorit për në Serie A dhe po ashtu në Europa League. Ne shpresojmë për një rezultat pozitiv dhe që të mos jenë në ditën më të mirë”, shtoi ai.