Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës së Zagrebit është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu në Kroaci.
Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.
Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20, shkruan lajmi.net.
Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.