Mbrojtësi brazilian, Welinton kalon në Beşiktaş

Klubi i Super Ligës turke, Beşiktaş sot konfirmoi nënshkrimin me mbrojtësin brazilian Welinton Souza, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Beşiktaş ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Souza Silva (lindur më 1989 në Brazil) për një kontratë dy-vjeçare. Ai luajti për klubin turk Alanyaspor sezonin e kaluar”, tha klubi në një deklaratë.

Përveç Alanyaspor, Welinton ka luajtur edhe për skuadrat braziliane Flamengo dhe Coritiba dhe klubet e Katarit, Umm Salal dhe Al Khor.

Mbrojtësi 31-vjeçar shënoi tre gola në 27 ndeshje për Alanyaspor sezonin e kaluar.