Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbreti saudit bën thirrje për t’u dhënë fund “krimeve të tmerrshme” në...

Mbreti saudit bën thirrje për t’u dhënë fund “krimeve të tmerrshme” në Gaza

Në mesazhin e tij të Ramazanit, Mbreti i Arabisë Saudite Selman i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’u japë fund “krimeve të tmerrshme” që po ndodhin në Gaza, ku sulmet e Izraelit po vazhdojnë për më shumë se pesë muaj.

Duke folur si kujdestar i dy vendeve më të shenjta të Islamit, Mbreti Salman falënderoi për “bekimet e dhëna Mbretërisë së Arabisë Saudite”, por vuri në dukje se lufta në Gazën e rrethuar do të hidhte një hije mbi muajin e shenjtë të agjërimit dhe lutjes.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të ardhjes së Ramazanit këtë vit, zemrat tona janë të pikëlluara nga vuajtjet e vazhdueshme të vëllezërve tanë palestinezë, të cilët po përballen me agresion të pamëshirshëm”, tha ai.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij për t’u dhënë fund këtyre krimeve të urryera dhe për të siguruar krijimin e korridoreve të sigurta humanitare dhe të ndihmës”, theksoi Mbreti Selman. Lufta e tmerrshme e Izraelit në Gaza kundër palestinezëve ka hyrë në ditën e saj të 157-të.

Exit mobile version