Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbreti Karl III emëron Keir Starmer si kryeministër të vendit

Mbreti Karl III emëron Keir Starmer si kryeministër të vendit

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Karl në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar në Downing Street.

Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij.

Partia Laburiste i dha fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia Konservatore. Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara, pjesërisht për fajin e konservatorëve, që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pasuar nga pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës i dhanë goditje të rënda ekonomisë, ndërsa festat që shpërfillën rregullat e izolimit, të organizuara nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe stafi i tij, shkaktuan zemërim të gjerë. /abcnews

Exit mobile version