Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbreti Abdullah II: Jordania nuk do të jetë një zonë lu’fte

Mbreti Abdullah II: Jordania nuk do të jetë një zonë lu’fte

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, tha se vendi i tij nuk do të jetë një zonë lufte dhe se nuk do të rrezikojë jetën e popullit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare jordaneze PETRA, Mbreti Abdullah priti në kryeqytetin Amman një delegacion nga Kongresi i SHBA-së.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe mundësitë e forcimit të partneritetit strategjik mes Jordanisë dhe SHBA-së.

Duke theksuar nevojën për të ulur tensionin në rajon dhe për të siguruar qetësi gjithëpërfshirëse për të parandaluar një luftë të mundshme, Mbreti Abdullah II theksoi se “Për sa kohë që lufta në Gaza vazhdon, zona e konfliktit që kërcënon stabilitetin rajonal do të vazhdojë të zgjerohet”.

Për këtë arsye duhet të rriten përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Gaza, tha Abdullah, i cili më tej u shpreh se “Jordania nuk do të jetë një zonë lufte dhe se nuk do të lejoj që të rrezikohet jeta e popullit të saj”.

Mbreti Abdullah tërhoqi vëmendjen për rrezikun që paraqesin sulmet e izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar kundër muslimanëve dhe të krishterëve palestinezë si dhe vendeve të tyre të shenjta, dhe se fokusi duhet të jetë në zgjidhjen me dy shtete për sigurinë e palestinezëve dhe izraelitëve si dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, kanë vdekur 39.897 palestinezë dhe janë plagosur 92.152 të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Exit mobile version