Mbretëria e Bashkuar nga nesër do të shpërndajë vaksinën Pfizer/BioNTech

Departmenti Britanik i Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të shpërndahet nga nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i parë i vaksinës Pfizer/BioNTech mbërriti të enjten e kaluar dhe rreth 800 mijë doza do të jenë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme.

Qeveria ka porositur 40 milionë doza të kësaj vaksine, mjaftueshëm për 20 milionë njerëz të cilëve do t’u jepen dy doza.

Qeveria po ashtu ka njoftuar rendin e njerëzve të cilët do të vaksinohen.

Së pari do të jenë banorët në shtëpitë e kujdesit dhe kujdestarët e tyre, të ndjekur nga personat mbi 80-vjeç, punonjësit shëndetësore të vijës së frontit dhe ato të kujdesit shoqëror.

Pastaj do të vaksinohen personat mbi 75-vjeç, të ndjekur nga ata mbi 70-vjeç dhe ata që janë jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht, pastaj me kushte themelore shëndetësore do të vaksinohet personat mbi 65-vjeç dhe ata të moshës 16 deri në 64-vjeç.

Këto grupe do të ndiqen nga personat mbi 60-vjeç, personat mbi 55-vjeç dhe pastaj personat mbi 50-vjeç.