Projektligji i diskutueshëm i Kufijve në Mbretërinë e Bashkuar është paraqitur në parlament dhe nëse miratohet, ai do të lejon që migrantët dhe refugjatët të mbahen jashtë Mbretërisë në qendrat e paraburgimit ose në një vend të tretë.
Qeveria Britanike planifikon t’i japë vetes kompetenca për t’i kthyer refugjatët përsëri në det ose për t’i dërguar ata jashtë vendit, derisa kërkesat e tyre për mbrojtje janë duke u përpunuar, një veprim që synon të parandalojë refugjatët dhe migrantët të bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër Kanalin Anglez me anije të vogla.
Legjislacioni i prezantuar në Parlament të martën mund të hapë rrugën që refugjatët dhe migrantët të mbahen jashtë Mbretërisë së Bashkuar, një ide mjaft e diskutueshme e modeluar sipas qendrave të paraburgimit në Australi.
Nëse miratohet, Ligji për Kombësinë dhe Kufijtë do të lejojë që Mbretëria e Bashkuar të dërgojë azilkërkuesit në një “vend të tretë të sigurt” derisa pretendimet e tyre të merren parasysh.
Por aktivistët që punojnë në emër të refugjatëve thonë se ligji i propozuar do të penalizojë njerëzit që largohen nga dhuna dhe persekutimi. /mesazhi.com