Mbretëri e Bashkuar, një grua gjendet e gjallë 52 vite pas zhdukjes së saj

Një grua e zhdukur më shumë se gjysmë shekulli më parë është gjetur e gjallë dhe mirë në Mbretëri të Bashkuar, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, policia e bashkisë West Midlands njoftoi se Sheila Fox, e cila u zhduk në qytetin anglez Coventry në vitin 1972 në moshën 16-vjeçare, është gjetur dhe jeton e sigurt në një pjesë tjetër të vendit.

Ky zbulim i madh erdhi pasi policia filloi një apel të rinovuar në muajin dhjetor, duke publikuar një fotografi të zonjës Fox nga koha e zhdukjes së saj në uebsajtin e policisë dhe në platformat e mediave sociale.

Brenda pak orësh, apeli mori përgjigje publike, me anëtarët e publikut që dhanë informacione thelbësore që përfundimisht zgjidhën një nga hetimet më të gjata të policisë për personat e zhdukur.

Detektivja Jenna Shaw nga ekipi i hetimit të rastit shprehu gëzimin e saj për zgjidhjen e çështjes.

“Jemi absolutisht të kënaqur që kemi gjetur Sheila-n pas më shumë se pesë dekadash”, tha Shaw, duke theksuar se ekipi i tyre ka kërkuar me përpikëri çdo provë për të gjetur një fotografi të saj dhe se kjo përpjekje ka dhënë rezultat.

“Çdo person i zhdukur ka një histori. Familjet dhe miqtë e tyre meritojnë ta dinë se çfarë ka ndodhet me ta dhe shpresojmë të ribashkohen me ta”, shtoi ajo.