Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot është mbledhur Bordi Këshilldhënës për Pandeminë.
Zemaj me anë të një postimi në Facebook nuk ka treguar decidivisht nëse do të ketë masa të reja, por ka thënë se rekomandimet e bordit janë qenësore të cilat dëshmojnë përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.
“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit”, ka shkruar në fund Zemaj.
Postimi i plotë i ministrit Zemaj:
Gjatë takimit të sotëm me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për sitautën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.Rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit.