Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin.
Përmes një fotoje të postuar në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se mbledhja e dy qeverive do të mbahet në Korçë më 27 nëntor dhe më 28 nëntor dy qeveritë do të jenë në Vlorë për Flamurin.
“Me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakorduam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor 28 në Vlorë për flamurin”, shkruan kryeministri Rama.