Ballina Jeta Mamia Mbipesha rrit rrezikun e kancerit te femrat

Mbipesha rrit rrezikun e kancerit te femrat

Qelizat yndyrore në trup prodhojnë estrogjen prandaj femrat në mbipeshë mund të kenë nivele më të larta të estrogjenit dyfish sesa normalja.Kjo e nxit rritjen e qelizave malinje.

Femrat mbipeshë kanë një rrezik 40 për qind më të lartë të zhvillimit të shtatë llojeve të kancerit, konfirmuan statistikat e shoqatës britanike “Cancer Research”.

Shtatë llojet e kancerit të shoqëruara me obezitet janë kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit pas menopauzës, kanceri i fshikëzës, kanceri ovarian dhe i mitrës, kanceri i veshkës, kanceri pankreatik, dhe kanceri i ezofagut.

Është vlerësuar se në 1000 femra obeze, 274 ​​prej tyre diagnostikohen me kancer, ndërsa e njëjta gjë i pret 194 femra me peshë normale trupore.

Qelizat yndyrore në trup prodhojnë estrogjen dhe femrat mbipeshë mund të kenë nivele të dyfishuar të estrogjenit.

Prandaj nuk është për t’u habitur se 12 për qind e femrave në mbipeshë janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

Humbja e peshës nuk është e lehtë, prandaj nuk duhet bërë ndryshime drastike por vetëm të shkohet hap pas hapi dhe të ushtrohet./Mesazhi/

Exit mobile version