Mbipesha apo pesha më e ulët nga ajo normale mund të zvogëlojë jetëgjatësinë mesatare për rreth 4 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, në një studim të publikuar në “Lancet Diabetes and Endocrinology” në Britani të Madhe janë shqyrtuar regjistrimet mjekësore të 2 milionë personave gjatë viteve të tëra.
Hulumtuesit kanë zbuluar se duke filluar nga mosha 40 vjeçare ata të cilët janë më të afërt në kufirin e sipërm të Indeksit të Masës Trupore (IMT) të shëndetshme e cila përfshin vargun 18,5-25, kanë jetëgjatësi më të madhe në krahasim me të tjerët.
Pritja për jetëgjatësinë e meshkujve dhe femrave në kufirin e obezitetit, në krahasim me të gjithë të tjerët të cilët janë në vargun e shëndetshëm të IMT-së, është më e ulët për 4,2 për meshkujt dhe për 3,5 vite për femrat.
Ndërsa jetëgjatësia për meshkujt dhe femrat me peshë të ulët, në krahasim me ata që janë në IMT-në e shëndetshme, me radhë është më e ulët për 4,3 për meshkujt dhe 4,5 vite te femrat.