Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civilëve në Bosnje.
Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.
Por sot një nga të mbijetuarit e kampit të përqendrimit, ishte i pranishëm në Gjykatë duke simbolizuar kështu tmerret e luftës në Bosnjë, përcjell albeu.com.
Fikret Alic, i cili gjatë luftës bëri xhiron e botës me një foto të tij ku shfaqej i dobët mbrapa një tele me gjemba në 1992, udhëtoi për në Hagë për të parë gjykimin e kryekomandantit brutal Ratko Mlladiç i dënuar për krime lufte.
Aliçi në ato kohë u bë “ndoshta figura më e njohur në botë”.
Ish gjenerali serb i Bosnjes, Mlladiç, 74 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë, në Bosnje dhe Herzegovinë moderne. /albeu.com/