Mbi zekatin dhe pasurinë.

Njeriu nuk është pronar i pasurisë, por atij i është besuar ajo pjesë e materies para se ai të pretendoj zotërimin e saj. Zoti është pronari real i pasurive sepse Ai e dhuron atë, Ai e mundëson arritjen e saj. Njeriut i bie për detyrë të veprojë në përputhje me atë se çfarë urdhëron Zoti i cili është krijuesi dhe furnizuesi i tij. Të jetë i kujdesshëm në atë se çfarë ka obliguar Zoti mbi pasurinë pavarësisht është shumë apo pak.
Zekati pastron qenien tonë materiale nga gjurmët e mëkateve. Duke kulluar etikën njerëzore me moral, bujari dhe fisnikëri.
Ai shpirt i cili është i lidhur me paranë, nëpërmjet Zekatit i kthehet dëshira që të kryej dhe të mbajë amanetin që i është besuar, duke i kthyer të drejtën atyre që ju takon. Të gjithë këtë e përfshin fjala e Zotit në Kuran: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.” (Teube: 103)
——–
Dr. Jusuf Karadavi (Zoti e Meshirofte)