Mbi 900 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar mbi 900 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë gjithsej 901.871 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 27.740.264.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 194.032 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 127.517 viktima, India 73.923, Meksika me 41.586, Britania e Madhe 41.586, Italia 35.563, Franca 30.764, Peruja 30.123, Spanja 29.594, Irani 22.542.

Ndërkohë numri i viktimave në Turqi ka arritur në 6.782.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, 19.833.287 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen ndërsa aktualisht ka 7.005.106 raste aktive që presin të shërohen.