Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Gani Osmani, kryetar o sindikatës së punëtorëve të Trepçës.
Ai ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat.
Atyre pritet t’i bashkohen nesër edhe punëtorët e ndërrimit tjetër.
“Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t”i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t”ju bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë” ka thënë Osmani.
Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.