Ushtria izraelite ka sulmuar vazhdimisht objektet dhe personelin shëndetësor në Gaza që nga fillimi i bombardimeve në tetor 2023. Qindra mjekë dhe punonjës të emergjencës – të cilët, sipas ligjit humanitar ndërkombëtar, duhet të mbrohen gjatë konflikteve të armatosura – janë arrestuar, plagosur ose vrarë.
Sipas grupit të kërkimit Insecurity Insight, të paktën 623 punonjës shëndetësorë palestinezë janë vrarë dhe 353 të tjerë janë arrestuar.
Ndërkohë, ekspertë të OKB-së, përfshirë Francesca Albanese, raportuan në janar se numri i punonjësve shëndetësorë të vrarë mund të jetë mbi 1,057.
Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së në territoret e pushtuara palestineze ka theksuar se sulmet e qëllimshme ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor që nuk marrin pjesë në luftime përbëjnë krime lufte. /mesazhi