Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi...

Mbi 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh

Të paktën 59 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh, raportoi të hënën BBC-ja.

Ndërkohë që miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar nga rrufetë dhe rrëshqitjet e dheut që janë shkaktuar nga stuhitë e forta në këto dy vende aziatike.

Është paralajmëruar se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim.

Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.

Shirat e kësaj jave ranë derisa rajoni Sylhet i Bangladeshit ishte ende duke u rikuperuar nga përmbytjet që ndodhën në fund të muajit maj, ku mbi 10 njerëz kanë mbetur të vdekur, ndërsa miliona të tjerë u përfshinë. /koha

Exit mobile version