Mbi 5.000 foshnja kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës

Rreth 9.800 njerëz janë martuar në kryeqytetin ukrainas që nga shpërthimi i luftës me Rusinë, në fund të shkurtit.

Lajmi u raportua nga një zyrtar ukrainas, i cili shtoi se 5.795 foshnja kanë lindur në të njëjtën periudhë, prej të cilëve 3.053 djem dhe 2.742 vajza, raportoi Sky News të premten.

“Lufta vazhdon, sado e frikshme të tingëllojë. Çdo ditë, vendi agresor hedh raketa vdekjeprurëse mbi Ukrainën, duke vrarë ukrainasit paqësorë dhe fëmijët e tyre. Pavarësisht kësaj, ne besojmë se fitorja është e jona, sepse e vërteta është me ne dhe çdo ditë secili prej nesh bën gjithçka për të fituar. E gjithë infrastruktura në qytet funksionon me gjendje ushtarake, çdo ditë rrugët e kryeqytetit janë plot jetë. Dhe familje të reja lindin çdo ditë dhe lindin jetë të reja në maternitetet e kryeqytetit”, thuhet në një deklaratë të zyrtarit ukrainas. /koha