Mbi 47 mijë viktima dhe afro 938 mijë të infektuar me Covid-19

47,273 viktima dhe 937,941 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

Mësohet se personat që kanë mundur të shërohen prej pandemisë në fjalë janë 195,188. Aktualisht numri më i lartë i të infektuarve dominohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 215,344, për të vazhduar me Italinë 110,574 dhe Spanjën 104,118.

Problematike situata shfaqet edhe në Gjermani me 77,981 raste, Francë me 56,989, Iran 47,593 dhe Britani 29,474.

Sa i takon viktimave, në krye të listës tragjike qëndron Italia me 13,155 jetë të humbura, më pas Spanja me 9,387 , SH.B.A me 5,112 si dhe Franca 4,032 ./tch