(TEHRAN, Iran) – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 në afërsi të kufirit Irak-Iran la të vdekur mbi 400 persona në të dyja shtetet, dhe detyroi mijëra banorë që të iknin nga shtëpitë gjatë natës.
Provinca perëndimore e Kermanshah të Iranit thuhet të jetë më e goditura nga ky tërmet, pasi atoritetet thonë se tërmeti shkaktoi 407 vitima në vend dhe plagosi 6.700.
Kermanshah është një rajon rural dhe malor ku banorët mbështeten kryesisht në bujqësi.
Në Irak, tërmeti la të vdekur të paktën shtatë vetë dhe plagosi 535, të gjithë në rajonin kurd të vendit, sipas ministrisë së brendshme të Irakut. /MESAZHI/