Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 400 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 400 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve globale me koronavirusin e ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 6,91 milion, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 400 mijë të dielën, sipas shifrave zyrtare të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat treguan se numri i të shëruarve globalisht ka shkuar në mbi 3,09 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 1,92 milion raste të konfirmuara, ndërsa numri i vdekjeve në vend ka shkuar në mbi 109.800.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Amerikën Latine, është vendi i dytë më i goditur për sa i përket numrit të rasteve, me më shumë se 672.846, i ndjekur nga Rusia me rreth 467.073 dhe Mbretëria e Bashkuar me rreth 286.294 raste.

Disa vende evropiane janë gjithashtu ndër më të goditurit në botë.

Kina ka regjistruar 84.186 raste deri më tani, përfshirë 79.424 të shëruar. 

Në përgjithësi, virusi është përhapur në gjithë botën që kur u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar. Përkundër numrit në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë nga simptoma të buta para se të shërohen plotësisht.

Exit mobile version