Mbi 4 mijë persona të vr’arë në Liban si pasojë e su’lmeve të Iz’raelit

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas al-Ebyad njoftoi se mbi 4 mijë persona janë vrarë dhe mbi 16 mijë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit në Liban që nga 8 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Ministri Al-Ebyad në një konferencë për media në zyrën e ministrisë në Bejrut në lidhje me pasojat e sulmeve të Izraelit ndaj vendit të tij tha se “deri më tani 4.047 persona u vranë ndërsa 16.638 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite”.

Sipas tij, 645 persona humbën jetën dhe 1.983 u plagosën në Liban në një periudhë prej afërsisht një viti. Ministri libanez, Al-Ebyad tha se pas 15 shtatorit, 3.402 persona humbën jetën ndërsa 14.655 u plagosën si pasojë e sulmeve izraelite.

Ai theksoi se 316 nga ata që humbën jetën në sulmet izraelite ishin fëmijë ndërsa 790 ishin gra. Al-Ebyad tha se 1.456 fëmijë dhe 3.357 gra u mbijetuan sulmeve me plagë.