Ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, numri i personave në mbarë botën që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirus.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 4,549,674 persona.
Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (924.930), Brazili (503.507), Rusia (313.963), India (205.182), Kili (186.441), Italia (180.544), Gjermania (174.100), Irani (156.991), Turqia (156.022) dhe Peruja (131.190).
Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 456,727 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 8,599,280./tch