Pas një kohe të gjatë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona por, sërish është regjistruar numër i lartë i të prekurve me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me Covid 19 në këtë 24 orësh ka arritur 163 ndërsa janë kryer 1.636 testime. Numri më i lartë i të prekurve sërish mbetet në kryeqytet, dhe atë 52 të infektuar, vijon Shtipi me 33 raste të reja dhe Kumanovë 21. Gjithashtu, sipas dikasterit të Shëndetësisë janë shëruar 69 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid 19 në vend ka arritur në 9,412, numri i të shëruarve 4,940, ndërsa numri i vdekjeve 432. Për momentin, 4.040 raste janë aktive. Sipas qyteteve, Shkupi ka numrin më të laftë të rasteve aktive 1.892 ndërsa Negotina ka numrin më të ulët, vetëm 2 raste aktive.
Sipa komunave në Shkup, numër më të lartë të rasteve aktive me Covid 19 ka në komunën e Çairit, 285 persona, Aerodrom 193 dhe Butel 136. Komuna e Zelenikovës ka numër më të ulët të të të infektuarve, vetëm 12 raste aktive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të infektuar me virusin korona janë edhe disa shtetas të huaj të cilët po kurohen në Resnjë.