Mbi 3 mijë raste të vjedhjeve u raportuan për 10 muaj, Prishtina më e dëmtuara nga hajnat dhe grabitësit

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë banorët e shumë zonave në Kosovë gjatë muajve të fundit është numri i madh i vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat po bëhen.

Raportime nga më të ndryshmet pati se si shtëpi të shumta po thyhen nga persona të armatosur dhe jo vetëm.Lokale, pompa të derivateve e shumë biznese të tjera janë dëmtuar së fundi si pasojë e këtyre ndodhive.I NGJAJSHËMAMBASADA E AMERIKËS NË KOSOVË: DHUNA NË FAMILJE ËSHTË KRIM, RAPORTOJENI ATËPor pavarësisht numrit të madh të këtyre ankesave që po bëhen nga qytetarët, krahasuar me vitin e kaluar numri i rasteve të raportuara sa i përket vjedhjeve dhe grabitje ka pasur rënie.Në rastet e raportuara si vjedhje pati rënie për 17.22% krahasuar me vitin e kaluar.Rajoni i Prishtinë është pjesa më e dëmtuar e Kosovës sa i përket numrit të grabitjeve dhe vjedhjeve të cilat janë shënuar këtë vit.Pas Prishtinës është renditur Ferizaj, Gjilani dhe Peja.Në periudhën janar-tetor të këtij viti janë evidentuar 3 mijë e 148 vjedhje të cilat u kryen anembanë vendit, raporton lajmi.net.

Kurse sa i përket grabitjeve në periudhën e njëjtë këtë vit janë evidentuar 118 grabitje.Në një përgjigje dhënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës u theksua se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, pati rënie të rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve.“Janar-tetor 2020, janë evidentuar 3148 vjedhje, kurse janar-tetor 2019, janë evidentuar 3803 vjedhje, pra ka ulje për -17.22%. Janar-tetor 2020, janë evidentuar 118 grabitje, kurse janar-tetor 2019, janë evidentuar 127 grabitje, pra ka ulje për -7.08%.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sa i përket këtyre dukurive raste të ngjashme u raportuan edhe gjatë ditëve të fundit.Vjedhje të veturave, grabitje të çantave, grabitje me armë në lokale e shtëpi të shumta e ndër to grabitje edhe në pompa-derivaatesh.