Mbi 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images)

Në Kosovë numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 7 mijë e 137.

Që nga marsi e deri më sot, në Kosovë janë 3 mijë e 137 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës vetëm të dielën janë regjistruar edhe 220 raste të reja me koronavirus.

Të dhënat e IKSHPK-së, tregojnë se deri më tani në Kosovë janë 177 persona të cilët kanë vdekur nga koronavirusi, por që kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq në tërë vendin janë 3 mijë e 874 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në tërë vendin janë 3 mijë e 86 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale  të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim.