Më shumë se 3.000 municione nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore janë gjetur dhe asgjësuar në Belgjikë në vitin 2024, transmeton Anadolu.
Sipas mediave lokale, Shërbimi Belg i Asgjësimit të Eksplozivëve (SEDEE) ka asgjësuar rreth 3.100 municione këtë vit.
Guvernatori i Flandrisë Perëndimore, Carl Decaluwe tha se më shumë se 3 mijë municione si plumba dhe bomba të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore u gjetën në vend, 2.000 prej të cilave në Flandrinë Perëndimore.
– Shpesh ka municione të groposura
Në Belgjikë shpesh zbulohen municione të groposura nën tokë nga Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore.
Në muajin shkurt, një bombë nga Lufta e Dytë Botërore u gjet pranë qytezës bregdetare Koksijde. Bomba e cila peshonte mbi 100 kilogramë, u asgjësua nga autoritetet në plazhin ku u gjet.
Vitin e kaluar u asgjësuan rreth 2.400 municione.