Mbi 2,3 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 2,3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2.303.369 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (451.702), Spanjë (196.958), Gjermani (161.200), Brazil (149.911), Itali (140.479), Turqi (118.694), Rusi (113.299), Iran (105.801), Kinë (78.268) dhe Francë (64.617).

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5.502.606 raste me virusin, ndërsa 346.761 njerëz kanë humbur jetën.