Që nga data 13 mars kur edhe janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë testuar 104 mijë e 976 persona, prej të cilëve pozitivë kanë dalë 23 mijë e 425 prej tyre.
Deri më tani numri i të shëruarve ka arritur shifrën 16 mijë e 47 raste.
Ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 744.
Në Kosovë janë edhe 6 mijë e 600 raste aktive me COVID-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634”.