Mbi 2,000 tituj lojërash tashmë të disponueshme në GeForce Now

Për fillestarët, GeForce Now është një shërbim përmes të cilit mund të luani video lojëra përmes një lidhjeje interneti pa pasur nevojë ti shkarkoni në kompjuterin tuaj apo të mos ju nevojitet një kompjuter gaming.

GeForce Now ka qenë një prej shërbimeve cloud gaming më mbresëlënëse. Që nga debutimi i saj platforma ka grumbulluar 2,000 tituj lojërash të disponueshme për tu luajtur.

Për fillestarët, GeForce Now është një shërbim përmes të cilit mund të luani video lojëra përmes një lidhjeje interneti pa pasur nevojë ti shkarkoni në kompjuterin tuaj apo të mos ju nevojitet një kompjuter gaming.

Por përdoruesit duhet të kenë lojën e blerë nëse është me pagesë. Kur debutoi GeForce Now ofroi një eksperiencë të bukur përmes pajisjeve si Nvidia Shield ku mund të luanit lojëra sipas dëshirës pa pasur nevojë të uleni në kompjuter apo konsolë.

Megjithatë nevojitej një lidhje e fortë interneti për eksperiencë sa më cilësore. Sot platforma ka arritur shumë gjëra. Ofron mbështetje për rezolucionet 4K dhe deri në 240FPS në disa pajisje me lidhje interneti të shpejtë.

Plani më i mirë kushton 20 dollarë në muaj. Mes titujve që janë shtuar së fundi dhe dërguan numrin në 2,000 janë:

  • Warhammer 40,000: Speed Freeks
  • Prince of Persia: The Lost Crown
  • Ratten Reich
  • Nine Sols
  • Visions of Mana Demo