Në qytezën Necocli të rajonit Antioquia në veri të Kolumbisë, mbi 20 mijë migrantë, shumica e të cilëve janë haitianë, presin hapjen e kufijve për të shkuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të trazirave të brendshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike në vendet e tyre, migrantët kërkojnë hapjen e kufirit Kolumbi-Panama për të arritur në SHBA.
Ka shqetësime se vendi do të përballet me një krizë të re humanitare për shkak të migrantëve, të cilët kanë katërfishuar popullsinë e qytezës, e cila është rreth 4.500 banorë, me infrastrukturë dhe mjedise sociale të pamjaftueshme.
Zyrtarët e qytezës vunë në dukje se në mesin e migrantëve ka njerëz që vuanin nga çrregullime të frymëmarrjes, stomakut dhe zorrëve dhe kërkuan ndihmë nga qeveria kombëtare për t’i evakuuar ata.
Në qytezën, ku mungesa e ushqimit dhe ilaçeve ka arritur nivelin më të lartë, përveç arritjes së migrantëve të rinj mësohet se ka edhe prej atyre që kanë marrë bileta për të shkuar në qytetet tjera të vendit.
Ndërkohë sipas marrëveshjes së migrimit të arritur mes Kolumbisë dhe Panamasë, çdo ditë 500 persona blejnë bileta për të shkuar në Panama nëpërmjet varkave. /aa