Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 17 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 17.025.612 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. 

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 4.520.026 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (2.498.668 raste), India (1.582.581), Rusia (828.990), Afrika e Jugut (459.761), Meksika (402.697), Peruja (395.005), Kili (351.575), Spanja (327.690), Britania (301.455), Irani (298.909), Pakistani (276.288), Arabia Saudite (272.590), Kolumbia (267.385), Italia (246.776) dhe Bangladeshi (232.194).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 228.924.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (208.537), Franca (183.804), Argjentina (173.355), Iraku (118.300), Kanadaja (115.246), Katari (110.153) dhe Indonezia (104.432).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 665.947 persona. Ndërkaq, rreth 10,5 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.