Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Në të gjithë botën rastet me koronavirus (COVID-19) kanë tejkaluar shifrën 12 milionë, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i vdekjeve nga virusi ka arritur në 548.822 ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 6.5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 3 milionë të prekur ndërsa numri i të vdekurve në vend tij tejkalon shifrën 132 mijë.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, ka numrin e dytë të infeksioneve në të gjithë botën me mbi 1.71 milionë.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina ka regjistruar 84.946 raste deri më tani, përfshirë 4.641 vdekje dhe 79.802 shërime.

COVID-19 është përhapur në pothujase tërë botën që nga fundi i vitit të kaluar.