Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 100 të vrarë nga sulmet e RSF në Omdurman të Sudanit

Mbi 100 të vrarë nga sulmet e RSF në Omdurman të Sudanit

Më shumë se 100 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë sulmeve të kryera nga Forcat e Shpejta të Mbështetjes (RSF) në qytetin Omdurman, qytetin binjak të Khartoumit, njoftuan mjekët sudanezë.

Sipas Rrjetit të Mjekëve të Sudanit, viktimat humbën jetën në rajonin Jama’iya në jug të Omdurmanit gjatë javës së fundit. Ushtria dhe RSF nuk kanë komentuar ende mbi ngjarjen.

Sudani është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe RSF që nga prilli 2023, me mbi 20,000 të vrarë dhe 15 milionë të zhvendosur, ndërsa studimet amerikane flasin për një bilanc prej rreth 130,000 viktimash.

Në javët e fundit, ushtria Sudaneze ka rikuperuar territore kyçe në Khartoum dhe ka shtuar presionin ndaj RSF në disa rajone të vendit.

Exit mobile version