Mbi 100 hebrenj fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Mbi 100 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 105 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Mugharbah në jugperëndim të saj.

Më tej thuhet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite u largua nga vendi pas shëtitjes brenda mureve në Xhaminë Al-Aksa.

Pritet që hebrenjtë fanatikë të vazhdojnë bastisjet e tyre edhe pas drekës.

Bastisje të tilla që hebrenjtë fanatikë kryejnë në Xhaminë Al-Aksa, shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve. /aa