Rrjeti social i decentralizuar ka vërejtur një rritje të qëndrueshme të numrit të përdoruesve në muajt e fundit pjesërisht edhe për shkak të problemeve dhe largimeve nga rrjeti social X.
BlueSky tha ditën e Enjte se mbi 1 milionë njerëz u regjistruan në platformë në 24 orët e fundit. Kështu rrjeti social raportohet se ka mbi 16 milionë përdorues.
Lajmi i platformës vjen pak orë pasi shefi i Instagram Adam Mosseri tha se Threads kishte më shumë se 15 milionë regjistrime në Nëntor. Ai shtoi se platforma në pronësi të Meta kishte 1 milionë regjistrime në ditë për tre muajt e fundit.
Ndërkaq BlueSky u përball me probleme të Enjten ndërsa shërbimi ra për disa përdorues për shkak të problemeve që ISP-të e kompanisë kishin me rrjetet e tyre kabllore.
Rrjeti social i decentralizuar ka vërejtur një rritje të qëndrueshme të numrit të përdoruesve në muajt e fundit pjesërisht edhe për shkak të problemeve dhe largimeve nga rrjeti social X.
Ende BlueSky është shumë më i vogël sesa Threads e aq më pak X. Threads ka 275 milionë përdorues aktivë.