Më shumë se 1 mijë emigrantë janë zbuluar duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në vitin 2025, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, shifrat treguan 129 njerëz të tjerë që kaluan dje përmes Kanalit Anglez me varka të vogla, duke e çuar numrin e përgjithshëm për këtë vitit në 1.019.
Emigrantët e morën udhëtimin e tyre nëpërmjet 18 varkave të vogla në total.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu raportoi se rekordi njëditor i këtij viti ishte 13 janari, kur emigrantët u zbuluan në Kanalin Anglez.
Kalimi i parë u raportua më 4 janar, me 61 emigrantë që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez u rrit me 25 për qind në vitin 2024 krahasuar me vitin e mëparshëm.
Gjithsej 36.816 njerëz e morën udhëtimin e rrezikshëm me varka të vogla në vitin 2024, krahasuar me 29.437 në vitin 2023.