Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm.
Në këtë mënyrë Apelit ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 01.09.2016.
Sipas këtij aktvendimi, të pandehurve A.A., E.H.,dhe A. D ., i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve F.K., P.A., dhe A.B., ajo e arrestit shtëpiak.
Të gjithë këta persona po dyshohen nga na e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A.D, edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve…”, parashikuar sipas nenit 374 të KPRK-së.
Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Po ashtu kjo gjykatë gjënë se masat e tjera të parashikuara me ligj, janë te pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës se të pandehurve dhe rrjedhën normale të procedurës penale.