Mbështetje për Husamedin ef. Abazin ndaj sulmeve të padrejta

Prof. Mustafë Bajrami

Sulmet e paskrupullta që po i bëhen hoxhës së nderuar Husamedin ef. Abazit, përtej të qenurit nivel ZHGLË i kulturës së këtyre që po udhëheqin këtë kampanjë të poshtër, tregon edhe çregullimin patologjik të karakterit të këtyre njerëzve. Them këtë, sepse një numër jo i vogël i këtyre njerëzve i njoh edhe personalisht dhe të cilët, për interesa të tyre meskine, e tani edhe partiake, janë në gjendje të ndërrojë ngjyrë e lëkurë po si kameleonët. Tek e fundit, me pritjen që i bën Husamedin ef. Abazi Kryeministrit të vendit (pa marrë parasysh cilit krah politik i takon e nga cila parti vjen ky kryeministër) hoxha jonë i nderuar ka respektuar kodin etik të udhëheqësit të një organizimi humanitar i cili veç mirë i ka sjellë vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Për më tepër, është obligim, mbase edhe nder të pritet dhe respektohet kryeministri i vendit. Duke ju bërë me dije se pikërisht këta njerëz të pacipë do të pritnin jo vetëm kryeministrin por edhe ndonjë person të niveleve shumë më të ulëta vetëm e vetëm të ekspozohet se ja njihen e rrijnë me ndonjë fytyrë publike.
Prandaj, duke e njohur Husamedin ef. Abazin, duke ia ditur veprimtarinë e tij brilante në organizime dhe kontribute si rrallë kush në Kosovë, këtu e gjithëherë ndjej për borxh e nder ta mbroj dhe t’i dalë në mbështetje këtij emri të madh që e ka Kosova dhe gjithë shqiptaria!
Hoxhë i dashur!
Rri kryelartë edhe sot e tutje siç ke qenë ballëhapur me punën dhe kontributin që i ke dhënë këtij vendi!
Të duam dhe të respektojmë shumë, Husamedin ef. Abazi…!

Hoxhë Mustafa Bajrami