Mbështetësit pro-palestinës ndërpresin fjalimin e Kamala Harris në Pensilvani

Mbështetësit pro Palestinës ndërprenë një tubim të nënpresidentes dhe kandidates demokrate për president Kamala Harris të mbajtur të mërkurën vonë në Harrisburg, Pensilvani.

Ata kërkuan fundin e gjenocidit të popullit palestinez dhe agresionit izraelit në Liban.

Protestuesit mbanin pankarta ku lexonin “Stop gjenocidit tani” dhe vazhduan të ndërpresin fjalimin disa herë, me thirrje që mbështesnin Palestinën dhe bënin thirrje për t’i dhënë fund armatimit të Izraelit nga SHBA.

Harris u përgjigj me një linjë të njohur, duke thënë se protestuesit kanë të drejtë të flasin, “por më lejoni ta përfundoj fjalimin tim”. Organizatorët e ngjarjes u panë duke u përpjekur të largonin me forcë ata që mbanin flamurin palestinez dhe mbështetësit e tyre nga salla.